AKTUALITET, 10 Dhjetor 2017, 21:40

Dalin pamjet/ Djali i Aleksandër Ndokës me policë në varrimin e të atit (VIDEO)

Dalin pamjet/ Djali i Aleksandër Ndokës me policë në

Dalin pamjet nga ceremonia e lamtumirës së Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-deputetit socialist Arben Ndoka, i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së premtes, teksa po shkonte për në banesën e tij në lagjen “Nënë Tereza” të qytetit të Lezhës. Në ceremoninë mortore kanë marrë pjesë  të afërm, miq dhe figura të njohura të politikës.

I pranishëm ka qenë edhe djali i të ndjerit, Samuel Ndoka, të cilit Drejtoria e Burgjeve i kishte dhënë leje për të marrë pjesë në varrim. Siç duket edhe në pamjet e Report Tv, ai është sjellë nga dy furgonë policie dhe ka qenë gjatë gjithë kohës me pranga në duar dhe nën mbikëqyrjen e efektivëve që e shoqëronin. (shih videon)