TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gol fitoreje në sekondat e fundit. 2-1!
Partizani fiton me përmbysje ndaj Teutës, dy gola të realizuar nga Lorenc Trashi në minutën e 23-të dhe kapiteni Idriz Batha, 70 minuta më pas, në të 94’, duke bërë të pavlefshëm golin e hershëm të realizuar nga serbi Tarik Çmajçanin për durrsakët.
Edhe pse nuk shënoi asnjë nga golat, Asani i Partizanit ishte ndër më të të mirët në fushë, pasi ishte ai autori i dy pasimeve të arta për golat e kuq.
Ndeshja në “Selman Stërmasi”, që mbylli edhe javën e 14-të të Kategorisë Superiore, nisi me 11 minuta vonesë, pasi lojtarët e Partizanit nuk hynin në fushë, nëse nuk lejoheshin të futeshin tifozët e kuq.
Pas kësaj fitoreje, skuadra e Starovës mbetet në vendin e 6-të me 21 pikë, po aq sa Laçi, vetëm një pikë më pak se Kukësi i vendit të katërt.
TPZ.AL
