TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Barcelona kaloi një tjetër provë me sukses në transfetë, teksa mposhti 2-0 Vijarealin, falë dy golave të realizuar në pjesën e dytë, fillimisht nga Luis Suarez (72’) dhe Lionel Mesi (83’).
Vijareali luajti me dhjetë lojtarë nga minuta e 60-të.
Po, sot në transfertë fitoi edhe Atletiko Madrid: 0-1 ndaj Real Betisit.
Dje, Reali i Madridit shkatërroi 5-0 Seviljen, ku dy nga golat i shënoi Kristiano Ronaldo, që prezantoi në “Santiago Bernabeu” edhe “Topin e Artë 2017”, të pestin në karrierën e tij futbollistike.
Kampionati spanjoll kryesohet qartësisht nga Barcelona, që në 15 javë nuk e njeh humbjen (12F, 3B) dhe ka grumbulluar 39 pikë, pesë më shumë se Valencia e vendit të dytë dhe tetë më shumë se Reali, i katërti me 31 pikë.
TPZ.AL
