AKTUALITET, 10 Dhjetor 2017, 16:27

“E keni bërë stadiumin si ambasadë”, Olsi Rama përplaset me... policinë

“E keni bërë stadiumin si ambasadë”, Olsi Rama

Drejtori i ri i Partizanit, Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit Rama është përplasur me policinë gjatë pasdites së sotme.

Olsi është përplasur me uniformat blu, që nuk kanë lënë tifozët të futen ne stadium pa pasur karta identiteti me vete.

“E keni bërë stadiumin si ambasadë”, u drejtohen tifozët policëve që janë te dera e hyrjes.

Lojtarët e Partizanit nuk kanë pranuar të luajnë dhe në këtë moment ka zbritur poshtë tek policia.

‘Jam Olsi Rama, hapni dyert e stadiumit. Policia i merr urdhrat nga vëllai im, jo nga federata’, mësohet se ka thënë vëllai i kryeministrit.