AKTUALITET, 10 Dhjetor 2017, 16:16

Vodhën bashkëfshatarin, arrestohen në Bulgarec dy hajdutë xhepash

Vodhën bashkëfshatarin, arrestohen në Bulgarec dy hajdutë

I vodhën bashkëfshatarit të tyre portofolin.

Dy të rinj, Xheki Muslli, 19 vjeç dhe Taulant Gjatolli, 23 vjeç, të dy banues në fshatin Bulgarec, u vënë në pranga nga policia.

Një ditë më parë në fshatin Bulgarec, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur portofolin 32-vjeçarit me inicialet T. Ç., banues në Bulgarec. Brenda portofolit ishin disa dokumente dhe një sasi lekësh.

Dosja i kaloi Prokurorisë së Korçës për akuzën e “vjedhjes së kryer në bashkëpunim”

TPZ.AL