AKTUALITET, 10 Dhjetor 2017, 22:59

Tramexani te Salernitana, ish-ndihmësin e De Biazit e rekomandoi Igli Tare

Tramexani te Salernitana, ish-ndihmësin e De Biazit e rekomandoi Igli Tare

Paolo Tramexani, ish-ndihëmsi i Xhani De Biazit tek ekipi Kombëtar shiqiptar, pritet të marrë drejtimin e Salernitanës në Itali, serie B.

Sipas medieve italiane, Tramexani, i cili së fundi drejtoi në Zvicër skuadrat e Luganos dhe Sionit, është rekomanduar nga Igli Tare, drejtori sportiv shqiptar i Lacios.

Salernitana është një ekip satelit i Lacios, nisur edhe nga fakti se pronari i saj është Klaudio Lotito, presidenti lacial.

Gjithsesi, tifozët e Salernitanës janë treguar disi skeptikë me Tramexanin, pasi ata prisnin një trajner më me përvojë.

TPZ.AL