AKTUALITET, 10 Dhjetor 2017, 20:42

Ngjela: Qeveria vodhi 40 milionë euro nga fondi për kanalet kulluese

Ngjela: Qeveria vodhi 40 milionë euro nga fondi për kanalet kulluese

Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, akuzoi Qeverinë "Rama" se ka vjedhur 40 milionë euro, apo 2/3-tat e fondit të kanaleve kulluese, hidrovorëve dhe kolektorëve.

"Këtë e treguan përmbytjet e ditëve të fundit në Shqipëri. Përmbytja provoi saktë turpin korruptiv të qeverisë Rama. Ky është një turp historik, por, që në fakt, e vuajnë shqiptarët", shkruan Ngjela në statusin e tij të publikuar në Facebook.