AKTUALITET, 10 Dhjetor 2017, 23:31

“Udhëtimi i fundit i Sinbad”, një përrallë moderne e frymëzuar nga mbytja e anijes shqiptare

“Udhëtimi i fundit i Sinbad”, një përrallë

Mbytja e një anije shqiptare të tejmbushur me refugjatë në vitin 1997 ka frymëzuar një autor italian, Erri de Luka, që duke marrë shkas edhe nga libri i famshëm i “Një mijë netëve”, të shkruajë një pjesë teatrale: “Udhëtimi i fundit i Sinbad”, të përzjerë me muzikë dhe balet, dhe ku tregohet kalviari emigrantëve dhe gjendjes së mjeruar të anijes gjatë transportit të tyre biblik.

Sipas medieve franceze, që i kanë bërë jehonë shfaqjes, “Udhëtimi i fundit i Sinbad”, tregon se për emigrantët në këtë muzikal “Toka e premtuar nuk është më Amerika, por një Europë armiqësore dhe jonjerëzore”.

Interpretojnë emra të njohur të teatrit francez, si dhe artistë të rinj premtues.

TPZ.Al