SPORT, 7 Mars 2023, 14:30

Sulmuesi kosovar bën namin në Slloveni dhe hyn në radarët e Silvinjos, nis procedurat për pasaportë shqiptare

Sulmuesi kosovar bën namin në Slloveni dhe hyn në radarët e

Kosovari Mirlind Daku vazhdon të shënojë me breshëri në Slloveni. Sulmuesi shqiptar, i cili aktivizohet te Mura, realizoi dy gola që i dhanë fitoren 2-1 skuadrës së tij ndaj Mariborit.

Për 25-vjeçarin, i cili u ngjit në kuotën 13 realizime në 23 ndeshje sheh veten të luftojë për “Këpucën e Artë” në Slloveni, teksa rival është vetëm Vipotnik i Mariborit me 14 gola.

Mirlind Daku, i cili kaloi te Mura, pas eksperiencës në Kroaci tek Osijek, është kandidat gjithashtu për të veshur bluzën e Kombëtares së Shqipërisë.

Madje, po punohet intensivisht që futbollisti kosovar (ka luajtur edhe me Ballkanin e Kukësin) të pajiset me pasaportën shqiptare dhe të jetë pse jo nën urdhrat e trajneri Silvinjo për eliminatoret e “Euro 2024”.