TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar se një protestë rinore dhe qytetare, pa simbole politike, pritet të zhvillohet më 8 tetor kundër Reformës Territoriale.
Berisha, ka paralajmëruar zhvillimin e protestës, duke e lidhur atë me kundërshtimet ndaj reformës së propozuar dhe ndryshimeve në hartën administrative të vendit.
Sipas Berishës, reforma parashikon shkrirjen e 15 bashkive të tjera, duke i cilësuar ndryshimet si një vendimmarrje që prek drejtpërdrejt komunitetet lokale.
“Me një të rënë të lapsit, shuhen 15 bashki të tjera”, deklaroi Berisha, duke bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e 8 tetorit.
Kreu i PD Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë mbështetësve të Partisë Demokratike t’i bashkohen protestës qytetare ditën e enjte.
Ai theksoi se demokratët duhet të marrin pjesë në protestë, por pa përdorur simbole ose flamuj të Partisë Demokratike.
“Protesta rinore qytetare po zvarrit çdo ditë në bulevardin e Tiranës kufomën politike të Edi Ramës. Ndaj, ditën e enjte, në protestën kombëtare qytetare, demokrate e demokratë nga e gjithë Shqipëria dhe Tirana do t’i bashkohen dhe do të jenë në protestën qytetare pa simbole, pa flamuj!
Jemi në protestë qytetare rinore, për një kauzë jashtëzakonisht të madhe! Protestohet kundër reformës territoriale me të cilën padrinoja kërkon, me një të rënë të lapsit, duke shkelmuar interesat e qytetarëve, të shuajë 15 bashki!”, u shpreh ai.