TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, ka analizuar takimin e barazuar në Sevilje përballë Betisit, që ia vështirëson edhe më tej mbrojtjen e titullit.
“Ka qenë një ndeshje e vështirë, sepse duhet të ishim treguar më efikasë me rastet e shumta që krijuam. Për fat të keq na mungoi diçka. Për fat të keq vazhdojmë të mos shënojmë. Kemi shënuar vetëm një në tri takimet e fundit dhe kjo nuk është pozitive. Është evidente që duhet të korrigjojmë diçka”, ka thënë fillimisht Ançeloti”.
Edhe trajneri italian ka komentuar çështjen e garës për titullin me Barcelonën, me diferencën edhe më të thellë tashmë.
“Nuk mund të them se jemi jashtë gare, por tashmë La Liga bëhet edhe më e vështirë për ne. Por e kemi për detyrim të luftojmë deri në frymën e fundit. Por për fat të keq jo gjithçka varet nga ne, sepse edhe rivalët duhet të gabojnë”, ka nënvizuar italiani.