SPORT, 6 Mars 2023, 18:00

Video/ Shikoni marshimin provokativ të tifozëve të Partizanit para derbit: “Kush kërcen është mi Bashkie”

Video/ Shikoni marshimin provokativ të tifozëve të Partizanit

Atmosfera në vigjilje të derbit kryeqytetas mes Partizanit e Tiranës ka nisur të nxehet. “Mi Bashkie” e “Morr i kuq” janë epitetet fyese që përdorin ata për njëri-tjetrin dhe koret dalin në skenë sidomos gjatë marshimeve drejt stadiumit. Dy skuadrat e kryeqytetit do të përplasen në Air Albania në orën 19.00, por tifozët kanë vërshuar drejt stadiumit më herët. Në intinerarë të ndryshëm, si zakonisht, tifozët e kuq i janë afruar stadiumit nga 21 dhjetori.

Ata kanë marshuar për te impianti në drejtim të Sheshit Willson, duke dhënë spektakël rrugës. Trafiku i ndaluar dhe thirrjet e zakonshme: “Kush kërcen është mi Bashkie”, shoqëruar me ndalimin krejtësisht të marshimit dhe hedhjet për të treguar besimin e tyre të kuq.

Partizani është tre pikë pas Tiranës. Skuadra e Colella do të kërkojë fitoren e dytë në përplasjen e tretë sezonale me bardheblutë. Tirana kryeson renditjen dhe synon shkëputjen, që mund të jetë vendimtare. Ndaj dhe kjo ndeshje është e një rëndësie shumë të madhe për të dy ekipet e kryeqytetit. Një atmosferë e zjarrtë pritet edhe brenda në stadium, kur tifozeritë të shpalosin koreografitë. Si gjithnjë Ultras Guerrils dhe Fanatics janë gati të surprizojnë.