SPORT, 7 Mars 2023, 10:09

I dha fitoren Sasuolos me një supergol, mësoni notën e Bajramit nga mediat italiane

I dha fitoren Sasuolos me një supergol, mësoni notën e Bajramit

Nedim Bajrami duartrokitet nga të gjithë gazetarët dhe analistët italianë, të cilët vendosin notat në fund të çdo ndeshjeje që luhet dhe për shqiptarin, mbrëmjen e djeshme erdhi një 7 më se e merituar.

“TUTTOMERCATO” 7 – “Zbret në fushë si në kohët e arta tek Empoli dhe menjëherë vendos ndeshjen. Një e djathtë e pastër, e saktë, spektakolare, e cila u dhuron tri pikë jeshilzinjve. Nëse rigjen formë të mirë dhe përsërit çfarë bënte tek Empoli do të jetë vendimtar dhe i pazëvendësueshëm për Sasuolon”.

“EUROSPORT” 7 – “Njeriu i golave decizivë. Një gol shumë i bukur, për impaktin me topin dhe koordinimin perfekt. Thjesht Bravo!”.