TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi se kryeministri Edi Rama është kthyer në një avokat i Vlora Hysenit, Belinda Ballukut, Ergys Agasit, Mirlinda Karçanajt dhe të tjerëve dhe po mbron me çdo kusht veprat e tij.
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, Berisha theksoi se pas ktyre emrave qëndron kryeministri Edi Rama. Ai u shpreh se ish kryetarja e SHISH iu ka dhënë informacioneve karteleve të drogës, që sipas tij, janë shpallur organizata terroriste nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.
“Asnjë njeri nuk duhet të ketë dyshimin më të vogël se në çdo veprim dhe akt të koordinatorit Ergys Agasi, se çdo veprim dhe çdo akt i Ermal Beqirit, Linda Karçanaj dhe Vlora Hysenit është urdhri i Edi Ramës. janë ndarje e parave me Edi Ramën. Është menaxhim i parave të Edi Ramës.”, tha Berisha.
Ai gjithashtu tha se nxorrën në “shesh” jetën private të të tjerëve për të hequr vëmendjen nga skandalet e qeverisë, si ajo e kreut të SHISH, duke nënkuptuar skandalin që ka përfshirë disa figura artistike me video intime.
“Tani duan të bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë në atë SHISH. Kjo është e gjora, nxori në paturpësinë më të madhe jetën private të njerëzve për të krijuar një dominancë tjetër psikologjike si e si të ndihmojë mafiozet, banditët dhe zyrtarët e tij. “, shtoi Berisha.
PJESE NGA FJALA E BERISHES:
Kriza në Shqipëri thellohet çdo ditë e më shumë. Narkoshteti shqiptar faktohet si narkoshteti më i konsoliduar në Evropë dhe në botë. Qëndrimet e Padrinos janë një rrezik i madh jo vetëm kombëtar, por një rrezik për rajonin dhe më gjerë. Aktet e tij të papërgjegjshme, ai është shndërruar aktualisht në një avokat të pashembullt në histori të Vlora Hysenit, Ergys Agasit, Roni Yeffetit, Linda Karçanajt, Ermal Beqirit, Belinda Ballukut. I pabesë, i pakarakter siç është, pasi lau duart me ta, tani bën avokatin e tyre. Asnjë njeri nuk duhet të ketë dyshimin më të vogël se në çdo veprim dhe çdo akt të koordinatorit Ergys Agasi, se çdo veprim dhe akt i Ermal Beqirit, Linda Karçanajt dhe Vlora Hysenit, është urdhri i Edi Ramës, janë ndarja e parave me Edi Ramën, është menaxhimi i parave të Edi Ramës. Kjo është e vërteta.
Zërat po gumëzhijnë dhe ndaj ky kalon nga një dalje televizive në një tjetër, përpiqet të shfajësojë, përpiqet të lehtësojë aktet më të rënda në historinë e shtetit shqiptar, por akte ndër më të rënda në historinë e botës. Shefja e shërbimit inteligjent, që ka dorëzuar sekretet më të rëndësishme të shtetit tek kartelet e drogës dhe ndërmjetësi i tyre, po të kemi parasysh se këto kartele janë shpallur organizata terroriste nga presidenti i SHBA, kjo shkon në lartësinë e tradhtive më të mëdha.
Dhe Edi Rama, nuk po përdor epitete, u thotë shqiptarëve se aleatët e çmojnë Vlorën. Shiko gjer ku arrin ky. Dhe në qoftë se për të parën thoshte se ajo Linda me katër prona banon në shtëpi me qira, këtë thonë se partnerët kanë mendim të shkëlqyer. Si mund të kenë partnerët një mendim të shkëlqyer për një tradhtarë të misionit të saj. Përpiqet me çdo kusht të mbrojë veprat e tij. A kujtoni ju se ishte i izoluar?
Ne kemi denoncuar me keqardhje, jam i detyruar të denoncoj disa herë aktivitetet antikushtetuese të SHISH. Janë njerëz që kanë ndërmarrë akte me të cilat kanë shkelmuar Konventën e Vjenës ndaj përfaqësuesve të vendeve mike dhe partnere në Shqipëri. Kanë ndërmarrë akte të rënda antikushtetuese ndaj opozitës dhe drejtuesve të saj. Kanë ndërmarrë akte të rënda antikushtetuese ndaj qytetarëve dhe të rinjve protestues. Dhe këtu nuk ka qenë vetëm një njeri se ato i ka marrë duke dhënë urdhra atyre Jurgenëve dhe të tjerëve që janë aty. Se tani këta duan të bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë në atë shërbim.