SPORT, 6 Mars 2023, 11:42

Inzaghi po i "kalb në stol"; Asllani dhe Bellanova janë vetëm spektatorë të Interit

Inzaghi po i "kalb në stol"; Asllani dhe Bellanova janë

Edhe në një ndeshje të vënë në “kasafortë”, Kristjan Asllani dhe Raoul Bellanova e shikuan si spektatorë fitoren e Interit. Mesfushori shqiptar as bëri nxehjen, ndryshe nga mbrojtësi italian. Prania e fundit në fushë mbetet e largët për të dy: ish-lojtari i Empolit nga derbi i Milanos në fillim të shkurtit (një minutë lojë, plus kohën shtesë).

Ish-lojtari i Cagliari luajti për herë të fundit në pjesën e dytë të humbjes ndaj Empolit më 23 janar, një provë gati traumatike. Edhe për këtë arsye, disa minuta në fund të fitores 2-0 ndaj Lecce mund t’iu kishte dhënë besim dy zikaltërve të rinj.

Në vend të kësaj, u harruan. Simone Inzaghi, i cili gjithashtu përdori një taktikë të veçantë duke lënë në stol Valentin Carbonin, i freskët nga ditëlindja dhe thirrja në kombëtaren e Argjentinës, nuk e shfrytëzoi rastin.

Pas ndeshjes ai e shpjegoi lënien në stol të Asllanit me çështje taktike. Dy dyshime mbeten: Gagliardini është hapur jashtë projektit, shqiptari është i gjithi i Interit. Logjika do të donte të kundërtën e asaj që ndodhi dje.

Gjithashtu sepse sezoni i Interit e mëson këtë, mund të ndodhin lëndime që e detyrojnë Inzaghi të kthejë sytë papritur nga dy të rinjtë zikaltër. Në këtë këndvështrim mund të bëhet më e rrezikshme vënia në pikëpyetje e dy djemve që konsiderohen e ardhmja e ekipit.