AKTUALITET, 5 October 2026, 14:36

Reforma territoriale/ “Mos të shkonit nëpër plazhe, tani ngelet të diskutosh me Mziun e Gjonin”, Bylykbashi, debat me deputeten e PS: Më raft pika mua, t’i jap shpjegime Zegjinesë

Reforma territoriale/ “Mos të shkonit nëpër plazhe, tani

Gjatë mbledhjes në Komisionin e Ligjeve, ku po diskutohet për Reformën Territoriale, pati disa replika mes deputetit të PD-së Oerd Bylykbashi dhe socialistes, Zegjine Çaushi.

Deputetja e PS-së, teksa mori fjalën, iu drejtua demokratit duke i thënë se janë kujtuar vonë për nismën e tyre për Reformën Territoriale, por ky i fundit e ironizoi duke thënë “më raft pika mua po qe se duhet t’i jap shpjegime Zegjinesë.”

Pjesë nga diskutimi:

Zegjine Çaushi: Qytetarët e dinë mirë se sa ju i doni dhe sa ata ju duan. E kanë treguar dhe tani në fund e treguan dashurinë ndaj jush. Sa i përket çka tha zoti Gjoni, vazhdoni shikoni ëndërr, mbani veshët pas dere i kemi apo jo 84 votat tona. E kemi provuar se çfarë ekipi solid jemi dhe këtë të enjte do e shihni shumë mirë se kush ne jemi.

Kam dhe një gjë tjetër për zotin Oerd, e thashë edhe herën e kaluar, mos shkoni që të bëni plazhe dhe qejf dhe të kujtoheshit tani për nismën tuaj, por kishit ardhur dhe e kishim diskutuar. E kishit dorëzuar më herët dhe ta diskutonin bashkë këtë nismë.

Ajo çka lexuat zoti Oerd të ngelet ta diskutosh me zotin Mziu dhe Gjoni se me ne nuk e ke më luksin që ta shqyrtosh këto nisma. Tani bëje replikën që të sugjeroi zoti Strazimiri, po dëgjoj fjalët e tij se ti tha te veshi.

Oerd Bylykbashi: Më raft pika mua po qe se duhet t’i jap shpjegime Zegjinesë. Ndërkohë që propozimi i grupit parlamentar ishte të zgjatej Komisioni i reformës dhe të punonte dhe….Zegjine e mbylle ti, kaq e kishte.

Kaq vlen ti..më dëgjo pak, iu deshët të përzinit atë që doli me votë të hapur që të fusnit Zegjinenë. Pati një propozim zyrtar nga grupi parlamentar që të zgjatet mandati. Nuk deshët ta zgjasnit se keni marrë këtë vendim që keni sot.