TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lautaro Martinez e di mirë gjithë dashurinë që tifozët zikaltër kanë për të dhe nuk e ka fshehur këtë as për mikrofonat e kanalit të klubit, aty ku ka treguar për fazat më të rëndësishme të karrierës së tij, idhujt dhe përkushtimin për ngjyrat zikaltër.
KARRIERA – “Vendi im i zemrës është Bahia Blanka, aty ku kishim sajuar një fushë bashkë me vëllain tim dhe luanim para se të shkonim në shkollë, kur ktheheshim dhe madje edhe pas stërvitjes. Kam bërë debutimin tim profesional në Buenos Aires me Avejaneda, një qytet plot pasion ku futbolli përjetohet në një mënyrë të veçantë. Ishin momente të bukura. Liniers është klubi ku kam lindur dhe ku kam mësuar shumë si lojtar e si njeri dhe ka pasur një ndikim absolut në gjithë jetën time. Familja ime dhe një trajner i Rejsing janë ata që më kanë ndihmuar shumë”.
INTERI – “Mbërritja në një qytet të madh si Milano ishte fantastike. Kam marrë shumë dashuri që nga dita e parë, erdha në një skuadër gjigante, në një klub të rëndësishëm, me lojtarë po aq të rëndësishëm. Tifozët më kanë bërë ta ndiej gjithmonë dashurinë e tyre dhepërkrahjen, më kanë respektuar gjithmonë dhe unë jampërpjekur t’ua shpërblej çdo gjë në fushë. Sigurisht qëvendimtare në gjithë karrierën time ka qenë përkushtimi, respekti dhe puna”.
KOMBËTARJA DHE IDHUJT – “Momenti më emocionues për mua është debutimi me kombëtaren, në njëkohë kur kishte lojtarë shumë të mirë dhe më dhanënjë mundësi. Si lojtar referues kam pasur gjithmonëRadamel Falkaon, për nga roli dhe lëvizjet e tij në fushë”.