TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fitorja historike 7-0 e Liverpulit ndaj Mançester Junajtid ka kthyer humorin e mirë te Jurgen Klop dhe optimizmin se skuadra e tij mund të shkojë në zonën e Champions. Në një sezon ku gjërat nuk kanë shkuar siç duhet për të kuqtë, suksesi i jashtëzakonshëm dukej si sinjali i qartë se ekipi mund të arrinte objektivin minimal.
“Nuk kam fjalë. Një ndeshje futbolli spektakolare. E jashtëzakonshme. Ne luajtëm futboll në maksimum ndaj një skuadre në firmë.
Fillimi i pjesë së dytë ishte mjaft i mirë dhe fundi gjithashtu ishte i tillë. Ky është futbolli, mund të ndodhë.
Kjo ishte shtysa që kërkonim. Na vendos në drejtimin e duhur. Të gjithë duhet të dinë se ne jemi ende rrotull. Nuk ishte kështu për një periudhë kohe, por sonte ishte një shfaqje e vërtetë se çfarë duhet të jemi nga tani e tutje.
Salah u bë rekordmeni i Liverpulit në Premier. 129 gola, është çmenduri. Çfarë numri i pabesueshëm! Ai është një lojtar special. Në e vlerësojmë tani, por në të ardhmen, njerëzit do të shohin pas në kohë dhe të mahniten, në kemi përjetuar diçka me të vërtetë speciale.
Por sot ishin të gjitha performanca në maksimum. Kjo është shumë e rëndësishme për ne. Kanë mbetur edhe 13 ndeshje? Shumë pikë për t’u synuar. Sonte ishte perfekte”, theksoi Klop pas sfidës për mediat angleze.
Mohamed Salah ka shkruar sot emrin e tij në historinë e Liverpulit, pasi me dy golat e tij në fitoren e jashtëzakonshme 7-0 ndaj Mançester Junajtid, u bë golashënuesi më i mirë në Premier Ligë për klubin e njohur anglez. Me 129 gola të shënuar, ai kaloi një ikonë si Robi Fauler, i cili ishte në tribunë duke e ndjekur në ndeshjen e sotme.
Një rekord të cilin Salah pranoi që e kishte ndjekur që në momentin e parë kur kishte veshur fanellën e të kuqve, e të cilin do ta festonte në mënyrë të veçantë.
“Një fitore e madhe, por duhet të qëndrojmë të përulur dhe fitojmë ndeshjet tona. Ne nuk jemi ende në pozicionin ku dëshirojmë të jemi, por shpresojmë që të na japë një shtysë të madhe kjo fitore.
Rekordi është shumë special, nuk mund të gënjej. Ka qenë gjithmonë në mendjen time që kur erdha këtu. E pabesueshme që e vendosa sot ndaj Mançester Junajtid,. Tani do të shkoj në shtëpi që të pi një çaj kamomili me familjen time dhe të festoj.
Cili është goli më i bukur? I fundit”, tha Salah duke qeshur në fund të ndeshjes.