SPORT, 5 Mars 2023, 15:53

Plas grushti në fushë pas ndeshjes Bylis-Erzeni, sherr masiv mes dy skuadrave (PAMJET)

Plas grushti në fushë pas ndeshjes Bylis-Erzeni, sherr masiv mes dy
Momente nga sherri

Bylisi dhe Erzeni ndanë pikët në stadiumin “Adush Muçaj”, në sfidën e vlefshme për javën e 24-të të Kategorisë Superiore. Sfida u zhbllokua në minutën e 62’ me Eskerdinjën i cili kaloi ballshiotët në avantazh. Më pas në të 86’ Kahrimanoviç vendosi baraspeshën nga pika e bardhë e penalltisë.

Ndeshja mes Bylisit dhe Erzenit në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit është mbyllur me momente shumë të tensionura. Menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare, në fushën e lojës ka shpërthyer një sherr masiv me lojtarëve.

Në një zënkë ku u përfshinë pak a shumë të gjithë, protagonistë u bënë edhe stafet e skuadrave apo edhe persona të cilët zbritën nga tribuna, duke krijuar momente kaosi që zgjati disa minuta.

Fillimisht ndërhyrja e policisë solli ndalimin e personave civil që iu bashkuan sherrit, ndërsa më pas pak nga pak u vendos qetësia dhe skuadrat vazhduan drejt dhomave të zhveshjeve.