AKTUALITET, 5 October 2026, 15:28

Kuvendi/ ‘Po flas për Mallakastrën, dëgjo se është e rëndësishme’, Bardhi ndërpret deputetin, i drejtohet Peleshit: Na jep fjalën për procedurë

Kuvendi/ ‘Po flas për Mallakastrën, dëgjo se

Deputeti i Mallakastrës, Klevis Jahaj, mori fjalën në nisje të seancës plenare në Kuvend për të folur për zonën që përfaqëson, por hasi në kundërshtimin e opozitës, pasi Gazment Bardhi i kërkoi Niko Peleshit të merrte fjalën për procedurë.

Klevis Jahaj: Kjo seancë është nga më të rëndësishmet sepse sot kemi mundësi të tregojmë zërin e qytetarëv edhe mbështetësve. Kam shansin që sot të flas për Mallakastrën, për ato punë që janë bërë.

Gazment Bardhi: Na jep fjalën për procedurë!

Klevis Jahaj: Është shumë e rëndësishme se po flas për Mallakastrën, prandaj duhet të dëgjosh pak.