TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Real Madrid ka marrë një fitore të jashtëzakonshme ndaj Seviljes sot në një ndeshje që dukej se nuk po shkonte në rrugën e duhur për skuadrën e Karlo Ançelotit. Kryesuesit e kampionatit spanjoll kanë kthyer një humbje 2-0 në pjesën e parë në një fitore 2-3 në transfertën e vështirë në fushën e Seviljes, që është një prej skuadrave me të forta të këtij sezoni në Spanjë.
Rakitiç (21') me goditje dënimi dhe Lamela (25') me një kombinim të bukur me Korona i dhanë shumë shpejt një goditje të dyfishtë madrilenëve të cilët vuajtën shumë në pjesën e parë të sfidës.
Por goli i shpejtë me Rodrigo (50') në pjesën e dytë i dha një ritëm tjetër ekipit të Ançelotit që kërkoi me ngulm barazimin dhe pa t’i anulohej nga VAR për një prekje me dorë të Vinicius. Megjithatë, goli do të vinte në minutën e 83-të, kur Naço shfrytëzoi zhvillimin e një goditje nga këndi për të vendosur barazinë në shifra.
Dukej se ndeshja po shkonte drejt barazimit, por në shtesë erdhi momenti i të zakonshmit Karim Benzema (90'+2), i cili me gjuajtjen e tij pas një aksioni spektakolar dërgoi topin në rrjetë për suksesin 3-2 të Realit që ruan distancën e sigurisë prej 15 pikësh ndaj ndjekësve.