TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Me fitoren 4-1 përballë Luftëtarit në Vlorë, Flamurtari ngjitet në kategorinë e parë pas vetëm një sezoni në Kategorinë e Dytë. Vlonjatët kanë fituar bindshëm ndaj Luftëtarit, ndërsa kanë mbyllur pjesën e parë në shifrat 2-0 me gola të Bicajt dhe Olivera.
Ne pjesën e dytë Luftëtari ngushton fillimisht shifrat në 2-1 pas një penalltie të fituar, por vlonjatët rikthehen sërish drejt thellimit të avantazhit. Celhaka dhe Diamanti shënojnë edhe dy gola të tjerë, duke mbyllur gjithçka me fitoren 4-1.
Tashmë vlonjatët janë tetë pikë larg vendit të dytë, kur duhen edhe dy ndeshje, ndërsa edhe matematikisht sigurojnë ngjitjen më lart në Kategorinë e Parë.