SPORT, 17 Prill 2022, 20:33

11 milionë euro në tavolinë, Arsenali tenton transferimin e Zhegrovës

11 milionë euro në tavolinë, Arsenali tenton transferimin e

Arsenali po mendon të transferojë një shqiptar për në sulm. Bëhet fjalë për yllin e Kosovës, Edon Zhegrova.

Anësori është pjesë e Lille në Francë dhe deri më tani ka luajtur në shtatë ndeshje dhe ka shënuar dy gola, edhe pse vetëm një herë ka qenë titullar.

"Daily Star"në Angli raporton se Arsenali është gati ta transferojë Zhegrovën për 11 milionë euro.

Lille e bleu sulmuesin në janar te Basel për shumën e 7 milionë eurove dhe në aspektin financiar për francezët do ishte një lëvizje e mirë.