TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Xhiakomo Vrioni kishte thuajse dy muaj pa tundur rrjetën në kampionatin austriak, por sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka gjetur dy herë golin në ndeshjen e sotme, duke i dhënë një sukses shumë të rëndësishëm skuadrës së Tirol në luftën për mbijetesë, në fitoren 3-2 ndaj Ried.
Tiroli bën pjesë në grupin e skuadrave që luftojnë për të qëndruar në kategori në Austri dhe luante sot ndaj Ried një sfidë që mund të ishte vendimtare për fatet e këtij edicioni. Ried ishte në avantazh 2-1 por në fund të sfidës erdhi momenti i Vrionit.
Në minutën e 82-të ai barazoi shifrat ndërsa në minutën e 4-t shtesë, shënoi edhe golin e përmbysjes dramatike 3-2 në transfertë që largon ekipin e tij nga fundi i tabelës, me nëj distancë sigurie prej katër pikësh nga vendi i fundit.