TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka përfunduar me emocione ndeshja mes Laçit dhe Dinamos, ku kurbinasit kanë triumfuar në shtëpi me rezultatin 2-1 ndaj bluve të kryeqytetit, e vlefshme për javën e 29-të në Kategorinë Superiore.
Sfida nisi vrullshëm me kurbinasit në avantazh pas 35 sekondash, ku Saliu Guindo ka shënuar dhe duke mposhtur portierin e dinamovitëve, Simon Simoni.
Goli i barazimit erdhi nga një debutues, 19-vjeçari, Devid Fejzulla (60'), i cili ka ndihmuar blutë e kryeqytetit të rikthenin baraspeshën.
Në minutën e 86′ ishte Dejan Zarubica, i cili rikthehet pas shumë ndeshjesh për të luajtur duke shënuar me penallti për kurbinasit, pas kontaktit që kishte Julian Shehu me Rexhinaldon në zonë.
Kjo fitore konfirmon Laçin në vendin e dytë duke grumbulluar 50 pikë, ndërsa Dinamo nuk përfiton nga humbja e Egnatias dje ndaj Tiranës, dhe blutë aktualisht janë me një këmbë në Kategorinë e Parë, ku renditen në vendin e parafundit në kuotën e 23 pikëve, -8 nga rrogozhinasit, të cilët mbajnë pozicionin e “Play-Out”-it.