SPORT, 16 Prill 2022, 23:00

Seria A/ Torino dhe Lacio ndajnë pikët, Imobile barazon në "frymën e fundit"

Seria A/ Torino dhe Lacio ndajnë pikët, Imobile barazon në

Torino ka barazuar 1-1 në fushën e Lacios, në ndeshjen e vlefshme për Serinë A.

Ky takim ishte i veçantë për Thomas Strakoshën e lacialëve dhe Etrit Berishën e ekipit "Granada", pasi të dy portierët shqiptarë e panë veten në mesin e portave respektive, duke sfiduar njëri-tjetrin.

Pjesa e parë u mbyll pa gola. Pavarësisht përpjekjeve, asnjëra nga ekipet nuk shënoi dot.

Në minutën e 56-të, Pellegri mposht Strakoshën.

Goli i jep qetësi ekipit të Juriç, por nuk ia del të mbajë portën të pastër deri në fund, pasi në limite vendos ekuilibrat Imobile (92').

Lacio është në vendin e gjashtë me 56 pikë. Torino është e 11-ta me 40 pikë.

Seria A/ Torino dhe Lacio ndajnë pikët, Imobile barazon në