SPORT, 17 Prill 2022, 19:27

Çelsi fiton ndaj Kristal Palas, Liverpuli e pret në finalen e Kupës FA

Çelsi fiton ndaj Kristal Palas, Liverpuli e pret në finalen e

Çelsi ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0 ndaj Kristal Palas pasditen e sotme.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e barabartë 0-0, ku Çelsi qarkulloi topin dhe tentoi vetëm një herë portën e kundërshtarit. Pjesa e dytë nisi më ndryshe për blutë e Londrës, ku në minutën e 65-të ishte Havertz që asistoi për Loftus-Cheek, dhe ky i fundit e dërgoi topin në rrjetë.

Çelsi menaxhonte lojën mirë dhe tentonte me kujdes të sulmonte, ku nga këto përpjekje erdhi dhe goli i dytë në minutën e 76-të.

Werner asistoi për Mount dhe djaloshi nuk gaboi përballë portës.

Tashmë Çelsido të përballet në finalen e Kupën FA ndaj Liverpulit, ku të kuqtë mposhtën Mançester Sitin në gjysmëfinalen tjetër.