TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Milan Skriniar dhe Ivan Perisiç janë dy nga lojtarët kryesorë të Interit gjatë këtij sezoni, me trajnerin Simone Inzagi që i konsideron si pjesë kyçe të projektit të tij.
Për këtë arsye, klubi po punon për rinovimin e dy lojtarëve, ku pritet një ofertë zyrtare në drejtim të agjentëve të tyre në javët e ardhshme.
Sipas asaj që raporton “FcInternews.com”, rinovimi i Milan Skriniar duket të jetë thjesht një formalitet, sepse si lojtari ashtu dhe klubi kanë konfirmuar dëshirën për të vazhduar së bashku, mbetet vetëm të gjenden kushtet e duhura ekonomike për të zyrtarizuar firmën e sllovakut.
Çështja e Ivan Perisiç duket të jetë ajo më e komplikuara, me futbollistin kroat që dëshiron një rinovimi për tre vitet e ardhshme. Interi nga ana tjetër nuk është plotësisht i bindur duke parë moshën e Periciç si dhe transferimin e Gosens në merkaton e janarit.