SPORT, 17 Prill 2022, 19:11

Barazim dramatik në Durrës, Teuta ndal Vllazninë me gol në minutën e 99-të

Barazim dramatik në Durrës, Teuta ndal Vllazninë me gol në

 

Teuta dhe Vllaznia kanë ndarë pikët sot në Durrës në një barazim dramatik 1-1 që u vendos me një gol të shënuar në minutën e 9-të shtesë të takimit.

Pritej një sfidë e luftuar por në fakt ka qenë nën nivelin që pritej, pasi në pjesën e parë dy skuadrat menduan vetëm si të gjenin ndonjë hapësire me pasime nga thellësia dhe krosime nga krahët pa krijuar shumë rreziqe.

Në pjesën e dytë, Vllaznia ia doli të fitonte penallti për një prekje topi me dorë në zonë dhe Latifi kaloi në avantazh shkodranët në minutën e 60-të, të cilët më pas menduan vetëm si të mbyllnin ndeshjen duke administruar këtë avantazh.

Por Teuta nuk u dorëzua deri në fund dhe pikërisht në atë që ishte minuta e fundit shtesë e takimit, gjeti barazimin me Ivanoviç, duke marrë një pikë që gjithsesi nuk e largon shumë nga zona e rrezikshme e klasifikimit.