TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Futbolli gjerman ka marrë sot një lajm të hidhur, pasi legjenda Joakim Strajsh është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare pas një sëmundje të rëndë. Ish-futbollisti i Republikës Demokratike Gjermane, ka qenë një nga emrat më të njohur të futbollit europian në vitet ’70-’80.
Strajsh njihej nga të gjithë si “Gerd Myleri i Lindjes”, pasi ishte i pandalshëm para portës në kampionatin e Gjermanisë Lindore. Ai regjistroi 378 ndeshje me fanellat e Hansa Rostok dhe Magdeburg, duke realizuar 229 gola dhe padyshim ishte ylli i përfaqësueses së vendit të tij. Në 102 ndeshje me RDGJ, ai shënoi 55 gola, duke vendosur rekord për këtë ekip
Tre nga këto gola i ka shënuar kundër Shqipërisë në kualifikueset e Kupës së Botës në vitin 1973. Në ndeshjen e parë në Magdeburg të fituar nga RDGJ me shifrat 2-0, ai shënoi golin e dytë. Ndërsa në ndeshjen tjetër në Tiranë, ai shënoi 2 herë në suksesin 4-1.