TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Trajneri i Romës, Hoze Murinjo nderon figurën e Diego Armando Maradonës, pasi ka bërë homazhe duke vendosur një buqetë me lule në vendin ku është murali i dedikuar kampioni argjentinas dhe tashmë është bërë një pikë referimi për ata që duan ta kujtojnë.
Në prag të sfidës së nesërme kundër Napolit, portugezi ka dashur të nderojë legjendën argjentinase, duke vizituar vendin që në qytet është kthyer në një tempull.
Edhe më parë Murinjo ka treguar vlerësimin e madh për Maradonën: “Ai më merrte në telefon kur humbja dhe jo kur fitoja. Gjendej pranë në momentet më të vështira”, ka thënë portugezi.
L’omaggio a Diego Armando Maradona ????❤️ pic.twitter.com/ifJ5GlDwqx
— AS Roma (@OfficialASRoma) April 17, 2022