TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pasi Fatmir Xhafaj sulmoi Prokurorinë, mëngjesin e sotëm, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha.
Ky i fundit sulmoi ministrin e Brendshëm dhe i kërkoi të japë dorëheqjen, bashkë me kryeministrin Edi Rama.
Basha i konsideroi fjalët e Xhafajt, si një solidarizim mes kriminelësh dhe premtoi se do të publikohen edhe të tjera dosje e materiale, që implikojnë eksponentë të PS-së, në aktivitete kriminale.
‘Fatmir Xhafaj është vëllai i një të dënuari për trafik kokaine në Itali dhe është në konflikt interesi. Ai është një levë në dorë të Edi Ramës, për t’u munduar t'ia lehtësojnë situatën Saimir Tahirit. i bëj thirrje Fatmir Xhafajt, që bashkë me Edi Ramën të japin menjëherë dorëheqjen dhe t’i hapin rrugë një qeverie anti-krim’, tha Basha.