TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla iu përgjigj menjëherë ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili pak më parë, tha se në rastin e Tahirit ka prokurorë që po vetëpërdoren politikisht. Duket se "lufta" mes prokurorisë dhe qeverisë sapo ka nisur, për 'çështjen Tahiri". Ajo që vihet re, është se Tahiri po mbështetet nga eksponentë të qeverisë për herë të parë. Duket se brenda mazhorancës diçka ka ndryshuar.
Në një prononcim për mediat, Llalla tha se “ish kryetari i reformës në drejtësi, ministër i brendshëm, nëse nuk është i qartë për ndryshimet ligjore është problematikë e tij. Situate është e tensionuar, kriminaliteti është në të gjithë territorin e vendit dhe veçoj Vlorën, Lushnje, Elbasanin. Detyra jonë është që të vihen para drejtësisë autorët”.
Prokuroria e Krimeve te Rënda ka kerkuar autorizim nga Kuvendi për arrestimin dhe kontrollin e banesës dhe sendeve personale të Saimir Tahirit dhe për këtë arsye sot ne orën 11:00 do te mblidhet Keshilli i Rregullores dhe Mandateve për të vendosur.
TPZ.AL