AKTUALITET, 20 Tetor 2017, 10:19

Xhafaj sulmon prokurorinë: Provat që kam parë, nuk fajësojnë Saimir Tahirin

Xhafaj sulmon prokurorinë: Provat që kam parë, nuk

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka komentauar kërkesën e prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit.

Sipas Xhafajt, nuk ka prova të majftueshme që fajsojnë Saimir Tahirin.

Xhafaj ka lëshuar edhe akuza direkte për prokurorinë duke e quajtur procesin ndaj Tahirit, të politizuar.

Xhafa tha se " jemi në rastin kur individë të prokurorisë po vetëpërdoren politikisht në një situatë në nxehtë politike".

"Precedent të tillë janë të rrezikshëm për drejtësinë dhe marrëdhëniet parlamentare për aq sa unë kam lexuar. Nëse prokuroria ka prova të tjera mbetet për tu parë dhe për tu gjykuar."

"Unë jam i shqetësuar mos ndodh ajo që ndodhi operacioni i pak ditëve më parë në Vlorë, kur prokurori u  përdor politikisht për një çështje thellësisht hetimore."

TPZ.AL