AKTUALITET, 25 Tetor 2017, 13:27

Si e injoroi opozita Edi Ramën, kur mori fjalën në Kuvend

Si e injoroi opozita Edi Ramën, kur mori fjalën në Kuvend

 

Kryeministri Edi Rama, është injoruar nga opozita në momentin që ka marrë fjalën në Kuvend.

Sapo Rama nisi fjalën e tij, deputetët e opozitës, janë larguar, duke e lënë kryeministrin të flasë me veten dhe me deputetët e tij. Rama nuk e ka shpenzuar kohën e tij prej 8 minutash që kishte në dispozicion, sepse fjalimi i tij i drejtohej vetëm opozitës. Kryeministri nuk e ka përmendur në asnjë moment Saimir Tahirin.

Në momentin e largimit të deputetëve të opozitës, Rama ka pësuar një tronditje të dukshme, dhe ka përsëritur një shprehje të mëparshme, "O selman i vëllait, kë të qaj më parë, ty a motrën tonë, që ju zu i njëjti hall?", duke i'u referuar Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit.

Pas daljes nga salla e Kuvendit, Rama ka shpërthyer ndaj gazetarëve që e prisnin jashtë. Ai i ka quajtur gazetarët "të paditur, të palexuar dhe injorantë",

 

TPZ.AL