AKTUALITET, 25 Tetor 2017, 11:59

Alibeaj: Sot mazhoranca humbi betejën e saj me krimin

Alibeaj: Sot mazhoranca humbi betejën e saj me krimin

Edhe deputeti Alibeaj u shpreh i zhgënjyer për votën e mazhorancës, kundër arrestimit të Saimir Tahirit, ndërsa tha se ky ishte një test moral për maxhorancën dhe ajo nuk e kaloi këtë test.

‘Kjo seancë nuk ishte një test për arrestimin apo jo të kufomës politike Saimir Tahiri, por ishte një test moral për vetë atë, që prej kaq kohësh predikon transparencë dhe luftë kundër krimit e korrupsionit. Sot ai iu fsheh hetimit. Ky ishte një test moral për mazhorancën e Edi Ramës, se sa seriozisht e ka luftën kundër krimit të organizuar dhe ky test sërish nuk u kalua. Kjo seancë ishte një test edhe për reformën në drejtësi dhe Vettingun, që për fat të keq u varros sot me votën kundër arrestimit të Tahirit. Sot ishte lufta midis jush edhe krimit, të cilët ju e humbët, por vetëm përkohësisht sepse tani nuk do t’ua lëmë më juve në dorë këtë betejë’, tha Alibeaj.