TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetët e mazhorancës, përfshirë edhe 3 deputetë të PDIU-së, kanë votuar kundër relacionit të opozitës, që i hapte rrugë prokurorisë për të vijuar hetimet ndaj ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Me 60 vota pro dhe 75 kundër, parlamenti vendosi që të mos dorëzojë Tahirin tek organi i akuzës. Më herët, deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, u fotografua, tek deputetët e PDIU, të cilët nuk votuan për relacionin e opozitës.
Ndërkohë, LSI dhe PD i bashkuan bashkë votat, për të votuar heqjen e imunitetit të ish Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i dyshuar si i implikuar në trafikun e drogës së “Habilajve”.
Ndryshe nga sa u përfol në media, votimi i ditës së sotme ishte i hapur./TPZ.AL/