AKTUALITET, 25 Tetor 2017, 11:34

Digjet një banesë në Lezhë, dyshohet për një të vdekur

Digjet një banesë në Lezhë, dyshohet për një

Një banesë është përfshirë nga flakët, në fshatin Rrilë, të Lezhës, ndërsa dyshohet për një të vdekur. Brenda shtëpisë së djegur mund të jetë bllokuar brenda një i moshuar, ndërsa menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia. Grupi i hetimit ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit, që shkrumboi banesën.