AKTUALITET, 25 Tetor 2017, 11:08

FOTO-LAJM/ Edi Rama rikthen yllin në xhaketë

Kryeministri Edi Rama, është kthyer nga Emiratet e Bashkuara, për të marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit, ku do të vendoset "fati' i bashkëpunëtorit të tij të afërt, Saimir Tahiri.

Rama duket mjaft i lodhur nga udhëtimi, megjithatë ka bërë të gjitha përpjekjet për të kuruar imazhin. Si për çdo mbledhje apo takim të rëndësishëm, Rama ka vendosur një yll në xhaketë, simbol të cilit nuk i ka dhënë ende një shpjegim, megjithatë simboli që ai përdor, identifikohet gjerësisht me ideologjinë komuniste.

TPZ.AL