AKTUALITET, 9 November 2026, 14:43

Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita nxjerr fotot e policëve të dëmtuar në protesta: Breshëri gurësh ndaj tyre. Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri

Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita nxjerr fotot e policëve të

Kryepolici Skënder Hitaj tregoi në Komisionin për Çështjet e Brendshme fotot e efektivëve të lënduar në protesta, pasi deputeti opozitar Erald Kapri i kërkoi dorëheqjen dhe akuzoi policinë për dhunë ndaj protestuesve.

Hitaj tha se efektivët u përballën me një breshëri gurësh dhe se për mjetet speciale të përdorura në protesta nuk është shpenzuar asnjë lek nga buxheti i shtetit, pasi ato janë marrë në përdorim nga policitë partnere.

“Zero lekë nga buxheti i shtetit për këto mjete. Përderisa nuk është shpenzuar asnjë lek, s’ka vend për diskutim. Policia përdor pajisjet speciale që ka në dispozicion dhe i përdor ato në bazë të ligjeve dhe dokumenteve përkatëse. Këtu përfshihen mjetet speciale, autobotet, dronët dhe mjetet e tjera që përdoren gjatë protestave. Ato janë marrë në përdorim nga policitë partnere dhe nuk janë dhuruar.

Sa u përket dëmtimeve të punonjësve të policisë, nuk do të doja të kishte asnjë të dëmtuar. Por fakti është se, ditën e parë të protestës, policia ka qenë në ruajtje të objekteve shtetërore dhe është kujdesur për mbarëvajtjen e tubimit. Efektivët janë përballur me një sulm të paparë më parë, me një breshëri gurësh. Është ndërmarrë edhe një sulm ndaj institucioneve. Ka punonjës me këmbë të thyer dhe me dëmtime në kafkë, si në Shkodër”, tha Skënder Hitaj.

Në protestë u përdor ‘top akustik’ si në Serbi? Hita hedh poshtë akuzat e Kaprit: Spekulime, asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve 

Deputeti Erald Kapri hodhi akuza klundrejt kryepolicit Skënder Hita se në protestë është përdorur ‘top akustik’ si në Serbi për të shpërndarë protestën. Sipas tij, edhe ekspertë specialë nga Serbia janë marrë për të menaxhuar protestat në Tiranë. Por akuzat u hodhën poshtë nga Kreu i Policisë së Shtetit i cili tha se janë spekulime.

Erald Kapri: A keni top akustik që është përdorur në Serbi. Ështëraportuar se ëhstë përdorur për të shpëndarë protetsuesit, i dëmton nga pikëpamja  edëgjimit dhe gjithcka tjetër. Keni marrë ekpsertë specialtë nga Serbia që iu ndihmojnë në menaxhimin e protestës.

Skënder Hita: Nuk janë të vërteta. Nuk janë përdorur dhe as nuk do përdoren. S’ka pasur asnjë punonjës policie të huaj që ka ardhur në Shqipëri dhe ka mare pjesë në menaxhimin e protestave. As topi nuk është prezent, asnjë nga keto ca thua ti. Ti vetëm do të spekulosh.

Bledi Çuçi: Mjetet janë të gjitha mjet që i lejojnë manulaet perëndimor epër proetsta të dhunshme që bëhen në të gjithë vendet perëndimore sot. Zero lekë ng abuxheti, kjo na mjafton, nëse doni informacion mund tia kërkoni me shkrim si deputet. Brenda vendeve të NATO ka bashkëpunim, jo vetëm për këtë gjë, por çdo gjë tjetër që lidhet me sigurinë.