TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka marrë fjalën në përfundim të votimit për kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për autorizimin e arrestimit të ish ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas Kryemadhit, votim i sotëm, kundër arrestimit të Tahirit, tregon se krimi e ka kapur mazhorancën.
"Kam votuar pro kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për të rinjtë e Shqipërisë. Votimi i sotëm tegoi se krimi e ka kapur mazhorancën . Votimi tregon se fjalët e Habilajve janë të vërteta, se 74 mandatet e mazhorancës janë blërë me paratë e krimit."
Kryemadhi tha se mazhoranca ka frikë nga e vërteta sepse deputetët e kësaj mazhorance janë peng i krimit.
"Treguat se nuk doni të dalë e vërteta në shesh, keni frikë nga e vërteta, jeni peng i krimit dhe trafikut të drogës. Sot nuk na mbetet gjë tjetër, vetëm t'i themi punë të mbarë të gjitha bandave."