AKTUALITET, 9 November 2026, 13:54

Proporcionali kombëtar/ PS kushtëzon ndryshimin e sistemit zgjedhor: Të votojmë reduktimin e numrit të deputetëve

Proporcionali kombëtar/ PS kushtëzon ndryshimin e sistemit zgjedhor:

Partia Socialiste deklaroi sot në Komisionin e Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, se nëse opozita kërkon ndryshimin e sistemit zgjedhor në Proporcional Kombëtar, duhet të shqyrtojnë njëkohësisht edhe uljen e numrit të mandateve parlamentare.

Po ashtu, gjatë diskutimit për reformën, bashkëkryetari i Komisionit, Damian Gjiknuri, u shpreh se PS i ka të gatshme propozimet për çështjet teknike, përfshirë administrimin e zgjedhjeve nga një administratë zgjedhore e paanshme.

“Edhe në kohën e mbetur që jemi, 2 javë e ca, paketat ne i kemi gati, qoftë administrimi i zgjedhjeve me administratë zgjedhore të paanshme.. Në qoftë se nesër do të sillni propozimet përsa i përket çështjeve teknike të reformës, jo çështjes së sistemit. Kam dëgjuar së fundmi dhe propozimet lidhur me sistemin zgjedhor, qoftë për zgjedhjet vendore siç është balotazhi, qoftë siç është ideja për zgjedhjet e përgjithshshme, proporcional kombëtar me lista të hapura.

 Të gjitha këto mund të jenë interesante por nuk ka rekomdandime të ODHIR-it për to. Nëse ne mund të kemi konsensus për këto gjëra, patjetër që ne mund të ulemi dhe të gjejmë kompromise. Unë e kam hedhur një kompromis në tavolinë dhe ka qenë kompromis i dakordësuar politikisht të paktën në pikëpamjen tonë, për të hapur një rrugë dhe për sistemin zgjedhor. Kemi thënë nëse ne duam të ndryshojmë sistemin zgjedhor, përfshirë edhe variantin e një sistemi proporcional, duhet të adresojmë njëkohësisht dhe numrin e mandateve të deputetëve.

Oferta jonë ka qenë në tavolinë, zotëritë përballë e di, nëse doni t’i hyjmë kësaj çështje hajde shkurtojmë numrin e deputetëve dhe të mendojmë një komision për një reformë kushtetuese me këtë fokus që është fokus vetëm për sistemin zgjedhor, dhe të përfaqësimit”,- tha Gjiknuri.

Proporcionali kombëtar/ PS kushtëzon ndryshimin e sistemit zgjedhor: