TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Votimi për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit, ngriti dyshimet se jo të gjithë deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim ishin në të njëjtën linjë.
Dy deputetë të kësaj force politike, Vangjel Tavo dhe Agron Çela, nuk ishin pjesëmarrës në votimin e ditës së sotme, për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirin. Deputetët e LSI votuan njëzëri relacionin e paraqitur nga Partia Demokratike, por mungesa e dy deputetëve të saj, u la të kuptohet se në këtë parti ka mosdakordësi për çështjen Tahiri.
Ndërkohë burime për Tpz.al, bëjnë me dije se Vangjel Tavo është jashtë Shqipërisë, për një problem familjar./TPZ.AL/