AKTUALITET, 25 Tetor 2017, 12:47

Rama i zënë ngushtë, reciton vargje ironizuese

Rama i zënë ngushtë, reciton vargje ironizuese

Kur kryeministri Edi Rama mori fjalën e tij në Kuvend, deputetët e opozitës zgjodhën të largohen dhe të mos dëgjojnë diskutimin e tij, në shenjë proteste ndaj votimit të sotëm.

Kryeministri recitoi disa vargje popullore ironizuese në fillim të fjalës së tij, ndërsa më pas i bëri thirrje opozitës të mos e marrë për budalla këtë popull.

‘Sa herë që ju i bëni për budallenj shqiptarët, e paguani keq e më keq dhe do ta paguani akoma më keq, nëse vijoni me këtë rrugë. Mund të gjeni tellallë në kazanin e medias, por ta harroni se mund ta bëni për budalla këtë popull’, tha Rama.

Kryeministri dukej qartë që ishte i varfër në argumentimin e votimit të sotëm dhe tentoi të dalë nga situata me vargje ironizuese kundërshtarëve të tij politikë.