AKTUALITET, 25 Tetor 2017, 10:54

Alibeaj: Pengesa e drejtësisë, kompromenton rëndë Parlamentin

Alibeaj: Pengesa e drejtësisë, kompromenton rëndë

Në vijim të fjalës së tij në Kuvend, ku lexoi raportin e anëtarëve të opozitës, në Këshillin e Mandateve, Enkeleid Alibeaj theksoi se heqja e imunitetit ndaj Tahirit është sot një detyrim për organin ligjvënës.

“Nëse ne nuk i heqim imunitetin Saimir Tahirit, atëherë pengojmë drejtësinë të bëjë punën e saj dhe kompromentojmë rëndë Parlamentin. Pengimi i drejtësisë, aq shumë të sponsorizuar nga Perëndimi, do të na largojë edhe më shumë me integrimin në familjen europiane dhe do të na bëjë të pabesueshëm në sytë e publikut dhe partnerëve tanë”, tha Alibeaj