TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Demokratike dhe njëherazi anëtar i Këshillit të Mandateve, Enkeleid Alibeaj, lexoi raportin e opozitës, për çështjen ‘Tahiri’, ku arsyetohej kërkesa për heqjen e imunitetit të tij.
Alibeaj i bëri thirrje Kuvendit që të marrë në konsideratë kërkesën e prokurorisë dhe t’i hapë rrugë gjykimit të Tahirit.
“Kuvendi nuk mund të bëjë rolin e gjykatës dhe të vlerësojë vërtetësinë e provave. Ne kemi një kërkesë të arsyeshme të prokurorisë, pretendimet e të cilës nuk janë aspak të pabaza, ndaj duhet t’i hapim rrugë hetimit të plotë dhe gjykimit të Saimir Tahirit, për përfshirje në aktivitete kriminale”, tha Alibeaj.
Deputeti i PD-së theksoi se kërkesa e prokurorisë është tërësisht e bazuar në fakte dhe ligje, çka e bën të arsyeshme kërkesën e tyre për heqjen e imunitetit ndaj Tahirit.