TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa mbajti fjalimin në parlament, denoncoi se dy deputetë të Partisë Socialiste, të cilët janë parë duke pirë puro kubaneze dhe verë të shtrenjtë, po flisnin për vendimin e marrë për të mbrojtur Tahirin, që para dy ditësh.
“Para dy netësh ishte marrë vendimi për të mbrojtur Tahirin, në një restorant të shtrejntë. Dy tavolinat e vetme në restorantin luksoz, kishin deputetët socialist. Në njërin tavolinë, një deputet pinte puro nga Havana. Kurse deputeti tjetër, sot ish ministër, pinte verë shumë të shtrenjtë.” – denoncoi Basha.
Basha shtoi më tej, se ky kuvend është treguesi më i mirë që krimi, droga dhe mafia kanë zaptuar Shqipërinë.
"Puna e këtij Kuvendi është treguesi më i mirë që krimi, droga dhe mafia kanë zaptuar Shqipërinë. Qeveria e Edi Ramës është rasti i vetëm në botë, që është marrë më shumë me punët e krimit, sesa me probleme të tjera që shqetësojnë qytetarët. Kuvendi ka vendosur një rekord të zi, sepse për herë të parë është refuzuar kërkesa e prokurorisë për heqjen e imunitetin ndaj një deputeti. Të gjitha legjislaturat e mëparëshme kanë respektuar ndarjen e pushteteve, por sot ky kuvend u kthye në vulën e narko-shtetit Rama-Tahiri, që ka dy standarde për drejtësinë, nëj për vete dhe një për qytetarët. Pak kohë më parë, Tahiri e Rama shkuan pa asnjë vendim dhe pa asnjë fakt në shtëpinë e Dritan Zaganit, e shoqëruan atë dhe e hoqën nga puna pa asnjë motiv, sepse po pengonte kriminelët e Tahirit. Shumë njerëz kanë shkuar në vetëvrasje sepse janë hequr nga puna pa asnjë provë, ndërsa për burgosjen e Tahirit duhen prova. Shumë njerëz i ke çuar drejt vetëvrasjes, për shkak të pamundësisë së pagesës së dritave."-
/TPZ.AL/