AKTUALITET, 25 Tetor 2017, 13:06

Rama humb toruan, sulmon gazetarët: Nuk lexoni dhe nuk kuptoni, jeni për t'ju qarë hallin!

Rama humb toruan, sulmon gazetarët: Nuk lexoni dhe nuk kuptoni, jeni

Kryeministri Edi Rama, ka dalë nga salla e Kuvendit, dukshëm i tensionuar, pas injorimit që i bëri opozita, e cila u largua sapo Rama mori fjalën.

Rama i'u drejtua gazetarëve me një sulm të paprecedentë, duke i thënë "nuk merrni vesh, turp për ju".

Rama i tha gazetarëve "As lexoni, as thelloheni në ato që lexoni".

Rama bëri edhe një paralelizëm të çuditshëm mes kërkesës së prokurorisë për arrestimin e Tahirit, me burgosjen e gazetarëve nga pronarët.

" Kush do pranonte që pronari juaj, do ta çonte në burg, se keni vjedhur një mikrofon dhe e keni çuar në shtëpi?", tha Rama, i cili lëshoi këtë analogji totalisht të pakuptimtë, pak momente pasi i kishte quajtur gazetarët të "paditur dhe të palexuar".

"Jeni kaq të paditur, nuk është problem të jeni të paditur. S'keni detyrën të dini gjëra që nuk janë pjesë e detyrës tuaj. Por keni detyrim të mësoni"

Kur u pyet përse e quajti fillimisht Tahirn, "dru të shtrembër", Rama u tha gazetarëve se "flasin përçart".

/TPZ.AL/ 

https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/1932352880362377/