AKTUALITET, 25 Tetor 2017, 11:01

Berisha: Ky është parlament i Habilajve, sot dita e turpit kombëtar

Berisha: Ky është parlament i Habilajve, sot dita e turpit

Ish lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha doli jashtë sallës së kuvendit dhe foli para gazetarëve, teksa vijoi akuzat e rënda ndaj maxhorancës në parlament. Berisha foli, ndërkohë që në sallë, deputeti Ulsi Manja po lexonte raportin e anëtarëve të maxhorancës, në Këshillin e Mandateve, drejtuar Parlamentit.

“Kuvendi sot është i pushtuar fund e krye nga Habilajt. Një bandë që ka trafikuar drogë me makinën e ministrit të brendshëm, ka nënshtruar dhe shndërruar totalisht qeverinë e Edi Ramës, në një bandë kriminale e mafioze. Kjo është dita e turpit kombëtar të këtij Parlamenti. Këtë doja të denoncoj, ndaj jam këtu jashtë”, tha Berisha.