SPORT, 9 Nëntor 2017, 17:28

Shqipëria luan ndaj Turqisë, shiten të gjitha biletat online

Shqipëria luan ndaj Turqisë, shiten të gjitha biletat online

Shqipëria do të luajë një ndeshje miqësore kundër Turqisë më datë 13 nëntor në Antalia.Biletat online për këtë sfidë janë shitur të gjitha. Në dispozicion të tifozëve kanë mbetur vetëm biletat që do të shiten nëpër sportele.

Stadiumi ku do të zhvillohet miqësorja Turqi-Shqipëri ka një kapacitet prej 32 mijë personash.Kjo ndeshje pritet t’i shërbejë trajnerin Kristian Panuçi për të vëzhguar edhe lojtarët e rinj që ka përfshirë në listën e të grumbulluarve.